Në pritje të nënshkrimit të armëpushimit në Misnk, tensioni në lindje të Ukrainës sa vjen e rritet. Në kundërpërgjigje të sulmit ushtarak të së martës ku humbën jetën 15 persona në Kramatorsk, një goditje me raketë ka targetuar një stacion autobusi në Donetsk duke shkkatuar të paktën 3 të vrarë dhe disa të lënduar.

Në qytetin e Debaltseve, ku separatistët po rrethojnë trupta ushtarake të Kievit, raportohet për 19 ushtarë të vraë dhe 78 të plagosur vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë sot pritet takimi mes liderëve të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë bashkë me përfaqësues të OKB-së dhe rebelëve pro-Rusë, të cilët do të nënshkruajnë një marrëveshje armëpushimi pas rishikimit të asaj të nëshkruar në Minsk të Bjellorusisë në shtator të vitit të kaluar.

Në lindje të Ukrainës separatistët pro-Rusë kanë nisur një ofensive ndaj forcave qeveritare të Kievit që në muajin prill të 2014-tës, pasi synojnë të shpallin një republikë të tyre me qytetet e marra tashmë nën kontroll si Donetskun dhe Luhanskun, bashkë me rajone të tjera përreth. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)