Mes viktimave raportohen 11 civilë dhe 5 ushtarë të Kievit. Burimet zyrtare të qeverisë ukrainase, thonë se gjatë ditës së dielë dhe orëve të para të së hënës kanë mbetur të lënduar dhe 29 ushtarë. Luftimet e përshkallëzuara gjatë javëve të fundit kanë detyruar banorët të shpërngulen, duke braktisur shtëpitë që ndodhen në zonat e nxehta të sulmeve, sidomos në Debaltseve.
Pavarësisht bisedimeve të fundit për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, gjatë takimit të përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë, si dhe rebelëve e OSBE-së në Minsk të Bjellorusisë, nuk u arrit dot një marrëveshje armëpushimi, kjo për shkak të “pengimit” nga ana e rebelëve.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)