"Kjo situatë e rrezikshme nuk mund të vazhdojë. Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm", shtoi shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë, Ertugrul Apakan, në një kompunikatë për shtyp.
Nga ana tjetër edhe Bashkimi Evropian i dënoi sot bombardimet kundër Mariupolt duke cilësuar se ky përshkallëzim i dhunës në mënyrë të pashmangshme do të sjellë një përkeqësim të rëndë mes BE-së dhe Rusisë.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e cilësoi sulmin ndaj Mariupolit si "një akt terrorist dhe si krim ndaj njerëzimit ku fajtorët duhet të dalin para Hagës, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare".
"Ne jemi për paqen, por ne e shohim sfidën që vjen nga armiku. Ne do të mbrojmë atdheun tonë si patriotë të vërtetë. Deri në fitoren e plotë", theksoi presidenti ukrainas.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)