Ukrainë, Poroshenko: Do të
vazhdojmë luftën për territoret tona

Ukrainë, Poroshenko: Do të<br />vazhdojmë luftën për territoret tona
UKRAINE-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se Ukraina do të vazhdojë të luftoje për territoret e saj dhe se nuk do të lejoj që populli i Ukrainës në Krime të mbeti pa mbështetje.

"Ne kemi arritur që në nivelet më të larta, në Kombet e Bashkuara t'i bindim të gjithë se Rusia është forcë pushtuese në Krime. E gjithë bota e qytetëruar e di se Krimea është Ukrainë. Ne do të vazhdojmë luftën për territoret tona", shkrua Poroshenko.

Deklarata në rrjetet sociale e presidentit ukrainas është bërë në ditën që shënon edhe tre vjetorin e luftimeve në Krime.

Ndërkohë që prej 20 shkurtit është vendosur një armëpushim i ri mes ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia. Nga ana tjetër mediat vendase dhe ato ndërkombëtare raportojë se që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, ka shkelje të shumta të tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë