Ukrainë, qeveria kalon
mocionin e mosbesimit

Ukrainë, qeveria kalon<br />mocionin e mosbesimit
UKRAINË - Qeveria e Ukrainës ka mbijetuar mocionit të mosbesimit të kërkuar nga opozita pavarësisht se mijëra mbështetës vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit.
Opozita arriti të sigurojë vetëm 186 vota nga 226 të nevojshmet pët të rrëzuar qeverinë.

Para fillimit të votimit kryeministri Nikolay Azarov mbajti një fjalim në parlament ku kërkoi falje për veprimet e forcave të rendit ndaj protestuesve. Ai shtoi se të gjithë përgjegjësit e dhunës së ushtruar do të përballeshin me ligjin.

Azarov gjithashtu tha se presidenti Viktor Yanukovych kishte biseduar në lidhje telefonike me presidentin e KE, Jose Emanuel Barroso. Të dy kishin rënë dakord për të vazhduar bisedimet per arritjen e nje marreveshjeje per integrimin e Ukrainës dhe tregtinë e lirë në BE.
Kryeministri ukrainas më pas i kërkoi opozitës t’i jepte fund mënjeherë bllokadës së godinës qeveritare duke kërcënuar se do të mbanin përgjëgjësi.

Mocioni i mosbesimit u kërkua më datë 2 nëntor nga liderët e opozitës Arseny Yatsenyuk, Vitaly Klitschko dhe Oleg Tyagnibok. Dokumentacioni i paraqitur në parlament, akuzon kabinetin qeveritar për tradhëti ndaj popullit ukrainas, pas ndërperjes së bisedimeve për integrimin në BE. 
Gjithashtu u kërkua dorëheqja e presidentit Viktor Yanukovich.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë