Ditën e premte të paktën 40 aktivistë pro-rusëhumbën jetën në një ndërtesë në qytetin e Odessa-s. mbështetës të qeverisë së Kievit i vunë zjarrin godinës duke djegur të gjallë këdo ndodhej brenda. Nga ana tjetër pro-rusët rrëzuan 2 helikopterë duke vrarë 2 ushtarakë ukrainas.
Ndërkohë mediat ruse raportojnë se 7 vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE si dhe 5 ushtarë ukrainas janë liruar. Agjensia ruse e lajmeve RIA Novosti bëri të ditur se i dërguari i presidentit rus Vladimir Putin. Vladimir Lukin zhvilloi negociatat për lirimet e pengjeve. Vëzhguesit ishin arrestuar që prej 25 prillit nga pro-rusët, në qytetin e Sloviansk.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)