Sipas mediave ndërkombëtare luftimet, në zonën përreth aeroportit janë intensifikuar tej mase. Ditën e djeshme lideri i filo-rusëve së republikës së vetëshpallur të Donetskut, Alexandre Zakhartchenko, ka deklaruar se rebelët kanë nën kontroll rreth 95% të të gjithë territorit përreth aeroportit. Ndërsa bëhet e ditur se në luftimet e ditëve të fundit bilanci i të vdekurve ka shkuar në 11 persona.
Përtej akuzave reciproke për thyerjen e armëpushimit, të gati dy muajve më parë, mes dy palëve po pasohet në mënyrë të vazhdueshme dhe përgjegjësia për vrasjen e një pjestari zviceran të Kryqit të Kuq në ukrainë. Laurent Du Pasquier u vra gjatë një sulmi në pozicionet nën kontrollin e rebelëve filo-rusë. Sipas misionit të observimit të OSBE, Du Pasquier gjeti vdekjen nga një raketë Uragan.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)