Ukrainë, rrëzimi i avionit Malejzian
ekspertët rikthehen në vendngjarje

UKRAINE - Ekspertët mjeko-ligjor kanë arritur të rikthehen në zonën e rrëzimit të fluturimit Malejzian MH17 pasi qeveria e Kievit vendosi të ndalojë përkohësisht luftimet me rebelët në Donetskut.
 
Pas gati një jave që u ishte bllokuar aksesi për shkak të luftimeve, ekspertët mjeko-ligjor të Australisë dhe Holandës kanë mbërritur në zonën e rrëzimit të fluturimit MH17 në afërsi të Donetskut. Të shoqëruar dhe nga një eskortë mjetesh të blinduara të OSBE-së ekspertët e të dy vendeve besojnë se në zonën e rrëzimit të avionit mund të gjenden ende afërsisht 80 trupa.
 
Gjithsesi në afërsi të zonës së rrëzimit të avionit Malejzian janë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe pse u dha garanci për siguri nga ana e qeverisë së Kievit. Në Ukrainë kanë mbërritur dhe ekspert aviacioni rusë, që shpresojnë të kenë dhë ata mundësinë për të bërë hetimet e tyre mbi rrëzimin e avionit.
 
Avioni i Malaysia Airlines u rrëzua më 17 Korrik të këtij viti duke shkaktuar vdekjen e të 298 personave që ndodheshin në bordi e saj. Ndërkombëtarët kanë akuzuar separatistët pro-rusë si shkaktarë të kësaj tragjedie, ndërkohë që këta të fundit e mohojnë përgjegjësinë që u është dhënë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)