KRAMATORSK - Shkon në 5 numri i viktimave dhe në 26 numri i të plagosurve të viktimave në sulmin e Kramatorsk në lindje të Ukrainës. Sulmi është shkaktuar nga rebelët pro-Rusë ndaj qytetit të kontrolluar nga forcat qeveritare, shumë pranë një zone të banuar civilësh.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i policisë rajonale të Donetsk-ut dhe është konfirmuar nga presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Sipas këtij të fundit raketat që shkaktuan mjaft viktima e të plagosur, ishin mjete luftarake Ruse.
Ndërkohë një grup vullnetarësh të Ukrainës kanë nisur një sulm kundër separatistëve në Mariupol.
Luftimet u përshkallëzuan një ditë para bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit mes rebelëve e forcave ushtarake të Kievit, me ndërmjetësimin e liderëve ndërkombëtarë. Rebelët pro-Rusë kanë intensifikuar sulmet ushtarake në qytetin e Debaltseve në lindje të Ukrainës dhe vetëm të hënën humbën jetën 9 trupa ushtarake të Kievit dhe 7 civilë. Pas bisedimeve shumëpalëshe të liderëve të Gjermanisë dhe Francës, respektivisht Angela Merkel dhe Francois Hollande me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe atë Rus Vladimir Putin, besohet se ditën e mërkurë do të arrihet marrëveshja e shumë pritur e paqes për qetësimin e marrëdhënieve në konfliktin e ukrainës lindore.
Pas deklaratave të presidentit amerikan Barack Obama se në rast të mos arritjes së një dialogu diplomatik do të ketë ndërhyrje ushtarake, është kundërpërgjigjur dhe sekretari i sigurisë Ruse Nikolai Patrushev, duke deklaruar se “prania e armeve amerikane në Kiev do të përshkallëzonte më tej konfliktin”. Lidhur me një reagim të mundshëm të Moskës ai ka sqarua se Kremlini me shumë gjasa do të përgjigjej me “intrumente diplomatike”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com