Sipas Ministrisë së Brendshme ukrainase ndëryrja është bërë me qëllim largimin e separatistëve rusë nga zonat që ata kanë pushtuar. Vdekjet e fundit vijnë pas rrëzimit të avionit malajzian nga separatistët rusë , në bordin e të cilit ishin 298 persona.
Luftimet në lindje të Ukrainës kanë ndërprerë dhe punën e inspektorëve ndërkombëtarë të cilët hetojnë shkaqet e rrëzimit të avionit.
Alexander Hug, nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë, u tha reporterëve në Donjeck luftimet në lindje të Ukrainës vazhdojnë pa ndërpreje. Ndërkohë dhe Rusia ka ngritur një grup pune për të hetur më vete rreth avionit maljazian.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)