DONETSK - Një zjarr i rëndë artilerie ka goditur rëndë Donetskun, qytetin lindor të Ukrainës mëngjesin e sotëm. Bombardimet janë dëgjuar deri në qytet, ndërsa ishte e paqartë vendi ku shpërtheu zjarri.

Ndërkaq, luftime janë raportuar edhe në qytetin tjetër rebel të Luhanskut. Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër mbëri i plagosur në veri të Luhanskut, ku rebelët kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve qeveritare.

Një një zhvillim tjetër, komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove akuzoi Rusinë për vendosjen e armëve bërthamore në Krime, territorin ukrainas të aneksuar nga Rusia në muajin mars.

Mbi 4 mijë persona kanë mbetur të vdekur në kryengritjen e armatosur të rebelëve në 2 rajonet e kufizuara me Rusinë. Një armëpushim i brishtë është vendosur që më 5 shtator, edhe pse qindra njerëz janë vrarë që atëherë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)