
Ukraina deklaroi se ka arrestuar një spiun të Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse (FSB) që punonte në vijën e frontit pranë Kramatorsk në rajonin lindor të Donetsk.
“Autori rezultoi se ishte një avokat nga Kramatorsk, i cili gjatë viteve 2019-2022 jetonte në territorin e Federatës Ruse dhe kishte kontakte me shërbimet speciale të Rusisë”, thuhet në një deklaratë Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Kramatorsk ishte vendi i një sulmi vdekjeprurës me raketa në një restorant picash, i cili mori jetën e 11 personave.
Personi në fjalë dyshohet se mblodhi dhe transmetoi informacione në lidhje me lëvizjen e trupave ushtarake ukrainase nëpër pikat e kontrollit në vijën e frontit pranë Kramatorsk.
Ai do burgoset me 15 vite pasi SBU mblodhi prova duke përfshirë telefona dhe karta bankare, për të cilat thuhet se ishte paguar nga Rusia.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ambasada e SHBA në Bjellorusi thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia! Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16










