NEW YORK - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u bëri sot thirrje të dyja palëve të krizës në Ukrainë të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të nisin dialogun për të qetësuar situatën e tensionuar.
 
“Ai shprehet mjaft i shqetësuar përballë rrezikut në rritje të konfrontimeve të dhunshme. Ban fton të gjitha palët e interesuara që të përpiqen për të ulur tensionin dhe të respektojnë bazën ligjore”, citon një deklaratë e OKB-së.
 
Ban përsërit kërkesën e vendosjes në mënyrë emergjente të dialogut konstruktiv për të ulur tensionin dhe zgjidhur çdo mospërputhje. “Kombet e Bashkuara shprehen të gatshme për të mbështetur një zgjidhje paqësore të krizës aktuale në Ukrainë”, përfundon deklarata.
 
Qeveria proevropiane e Ukrainës denoncoi dje agresionin e Rusisë pas një sërë sulmesh të grupeve të armatosura proruse kundër qyteteve në lindje të vendit, më shumë se kurrë të kërcënuara nga përçarja etnike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)