
Forcat ruse hodhën bomba anti-bunker në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku ka qindra civilë si dhe anëtarë të regjimentit nacionalist Azov.
Këtë e deklaroi komandanti i regjimentit, nënkoloneli Denys Prokopenko, komandant i batalionit Azov, cituar nga Sky Neës .
Prokopenko tha në një video-mesazh se rusët përdorën këto bomba pavarësisht se e dinin se civilët janë ende në tunelet e uzinës së madhe.
Lajmi kryesor:
Biden thirrje aleatëve: Sanksione të reja dhe izolim të Rusisë! Moska propozon armëpushim në fabrikën e çelikut! Bombardohet një spital afër Mariupolit, 300 njerëz nën rrënoja









