Ukraina dhe Rusia nisin "betejën"
në Gjykatën e Hagës

Ukraina dhe Rusia nisin "betejën"<br />në Gjykatën e Hagës
HAGE-Ukraina ka hapur ditën e hënë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, një proces gjyqësor kundër Rusisë, në të cilin kërkon që Moska të ndalojë mbështetjen e saj për forcat separatiste në lindje të Ukrainës si dhe në Krime.
 
Avokatët të cilët do të mbrojnë çështjen e Ukrainës kundër qeverisë ruse, kanë deklaruar para gjykatës se "Rusia ua ka bërë të pamundur shtetasve ukrainas të ndjehen të sigurt në vendin dhe shtëpitë e tyre"
 
Kievi e akuzon Rusinë se me mbështetjen e grupeve por-ruse në lindje të Ukrainës dhe në Krime, ka shkelur konventat e OKB-së kundër diskriminimit dhe terrorizmit.
 
Nga ana tjetër, Kremlini e mohon që të ketë dërguar trupa ose pajisje ushtarake në zonat e konfliktit në Ukrainë, por shumë vende perëndimore shprehen se ka dëshmi të pakundërshtueshme për mbështetjen e trupave separatiste nga ana e Rusisë.
 
Konflikti në Ukrainë ka nisur që në muajin prill të vitit 2014 dhe gjatë këtyre viteve kanë humbur jetën mbi 9750 persona.
 
Ndërkohë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për kërkesën e bërë nga Ukraina, mund të marrë vite.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike