Negociatat po përqendrohen në formimin e armëpushimit të arritur në shtator, që ka patur efekt të pakësimin e luftimeve, tërheqjen e trupave dhe të armatimeve të rënda, shkëmbimin e të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainën lindore.
Duke folur sot në një mbledhje të kabinetit, kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk i bëri thirrje separatistëve pro-rusë të zbatojnë protokollet e Minskut.
Ukraina dhe aleatët perëndimorë e akuzojnë Moskën për furnizimin e separatistëve pro-rusë me armatime të rënda dhe me njësi të ushtrisë ruse.
Kremlini i mohon këto thënie dhe fajëson forcat ukrainase për situatën./VOA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)