UKRAINE- Ukraina shënoi sot përvjetorin e 23-të të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik mes paradës ushtarake dhe luftërave në lindje të saj.
 
Ndërsa në Ukrainë marshuan ushtarakët me mjetet e tyre, në Donetsk, fortesën kryesore të rebelëve parakaluan rreth 100 të burgosurit e luftës ukrainase.
 
Turmat u rreshtuan në anë të rrugës me thirrjet “fashistë” dhe “vrasës”, ndërsa disa të tjerë hidhnin mjete të forta në drejtim të rebelëve. Kjo paradë erdhi pasi Ukraina deklaroi se do të shpenzonte plot 3 miliardë dollarë për rimobilizimin e ushtrisë për të luftuar rebelët.
 
I pranishëm në paradë, presidenti Petro Poroshenko deklaroi se ‘Ukraina është në një luftë të vërtetë, ndonëse të padeklaruar’. Shërbimi kufitar i Ukrainës bëri të ditur se edhe gjatë ditës së sotme ka patur një seri sulmesh nga njësi artilerie ruse të stacionuara jashtë saj.
 
Ndërkohë që kjo e fundit mohon që ushtria e saj të ketë gisht në konfliktin që deri më tani ka marrë jetën e gati 2 mijë civilëve. Mësohet se kjo është parada e parë ushtarake që nga viti 2009, kur presidenti i mëparshëm pro-rus Viktor Janukoviç i hoqi ato.
 
Ndërkohë, kamionët me ndihma ruse të paautorizuar për të hyrë në Ukrainë, jnë rikthyer në Rusi. Zyrtarët perëndimorë druhen se kamionët mund të kenë pajisje ushtarake në ndihmë të rebelëve, por Rusia tha se ata kishin dorëzuar gjeneratorë, ushqim dhe pije.
 
Negociatat kyçe mes presidentit Poroshenko, Vladimir Putin dhe Bashkimit Europian pritet të mbahen të martën në Minsk të Bjellorusisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)