UKRAINË- Sot ukrainasit festojnë 32-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për të dytën herë ata janë duke festuar festën kryesore shtetërore në kushtet e një lufte të gjerë. Reagime ka patur edhe nga Presidenti i Ukrainës, Zelensky i cili ka uruar të gjithë ukrainasit për Ditën e tyre të Pavarësisë. Ai e cilësoi Ukrainën të lirë dhe të pavarur. Reagime ka patur edhe nga përfaqësues të BE-së. Presdineti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ata do mbështesnin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme në luftën kundër pushtimit rus. Ndërsa Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, uroi ukrainasit duke thënë se ata janë një frymëzim për të gjithë evropianët.
Dita e Pavarësisë së Ukrainës u festua për herë të parë më 16 korrik 1991, në kujtim të faktit se një vit më pare, më 16 korrik 1990, Verkhovna Rada e SSR-së së Ukrainës miratoi Deklaratën për Sovranitetin Shtetëror të Ukrainës. Gjithashtu, më 16 korrik 1990, Verkhovna Rada e SSR-së së Ukrainës miratoi një rezolutë në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës.
Verkhovna Rada është parlamenti njëdhomësh i Ukrainës.
Por më 24 gusht 1991, Rada Verkhovna e SSR-së së Ukrainës miratoi rezolutën për Deklaratën e Pavarësisë së Ukrainës, e cila hyri në fuqi menjëherë pas miratimit të saj, si dhe Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës, të cilin populli e konfirmoi në një referendum gjithë-ukrainas më 1 dhjetor 1991, lindi nevoja për të ndryshuar datën e festimit të Ditës së Pavarësisë.
Prandaj, më 20 shkurt 1992, Verkhovna Rada e Ukrainës miratoi një rezolutë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Për shkak të rritjes së kërcënimit të sulmeve me raketa nga Rusia, festimet në Kiev u ndaluan dhe gjithashtu, në këtë ditë të shënuar për Ukrainën, ukrainasit bënë thirrje për tu mbledhur të gjithë në rrugët qendrore të qyteteve.
Lajm në përditësim...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar të gjithë ukrainasit për Ditën e tyre të Pavarësisë.
Në rrjetet e tij sociale, ai ka shkruar se dita e sotme është dita e ukrainasve të cilët ai i ka cilësuar si të fortë dhe dinjitozë.
Ai ka shkruar se në luftë të gjithë kanë rëndësi, duke e cilësuar Ukrainën si një shtet të pavarur.
"Dita e të lirëve, të fortëve dhe dinjitozëve. Dita e të barabartëve. Burrave dhe grave ukrainase. Në të gjithë vendin tonë. Në këtë luftë, të gjithë kanë rëndësi. Sepse lufta është për diçka që është e rëndësishme për të gjithë. Një Ukrainë e pavarur”, shkroi Zelensky.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen uroi përmes një shkrimi në Twitter, Ukrainën për 32-vjetorin e pavarësisë.
Ajo shkroi se ukrainasit janë një frymëzim për të gjithë evropianët.
Von der Leyen tha gjithashtu se forca e Ukrainës qëndron tek populli i saj, e cila falenderoi edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
"Forca e Ukrainës qëndron tek populli i saj. Në guximin e tyre, forcën dhe shpresën e tyre të qëndrueshme për një të ardhme paqeje dhe prosperiteti në një Evropë të bashkuar. Ata janë një frymëzim për të gjithë evropianët. Urimet më të mira për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Populli ukrainas për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës”, shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter.
Drejtuesit e institucioneve evropiane uruan ukrainasit për 32-vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një video-mesazhi të postuar në Twitter tha se ata garantojnë përsëri mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme në luftën kundër pushtimit rus.
Ata thanë se Ukraina është anëtare e familjes evropiane dhe se flamuri i BE-së do të valëvitet mbi kombin e tyre të lirë dhe sovran.
"Të dashur miq ukrainas, në këtë ditë të rëndësishme, ditën tuaj të pavarësisë, BE-ja është me ju. Ne do t'ju mbështesim për aq kohë sa të keni nevojë. Ju jeni anëtarë të familjes sonë evropiane dhe e ardhmja juaj është me ne. Flamuri i BE-së do të valojë mbi kombin tuaj të lirë dhe sovran”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , në një video-mesazh të postuar në X, ish-Twitter.