Ukraina godet me dronë një depo municionesh brenda Rusisë

Ukraina godet me dronë një depo municionesh brenda Rusisë

Ushtarë ukrainas

Autoritetet ruse thanë se një sulm ukrainas me dron shkaktoi disa shpërthime në rajonin jugor rus të Voronezh.

Guvernatori i rajonit Alexander Gusev njoftoi në Telegram se shpërthimet ndodhën pas rrëzimit të dronëve ukrainas pranë Podgorenskit, në jug të kryeqytetit rajonal Voronezh.

Ndërsa agjencia e lajmeve Ukrainska Pravda raportoi se një magazinë prej 9000 metrash katrorë që përmbante raketa të ushtrisë ruse, municione tankesh dhe predha artilerie u godit.

Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar, në mediat sociale janë shfaqur pamje që tregojnë re të mëdha tymi që ngrihen në qiell. Dëshmitarët okularë raportuan shpërthime dhe tym mbi Podgorenski, ndërsa autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës fillimisht nuk dha asnjë informacion në lidhje me sulmin në rajonin e Voronezh, por përmendi një tjetër sulm me dron ukrainas në rajonin kufitar Belgorod, duke siguruar se ai u zmbraps.

Rajoni i Voronezh, një rrugë kyçe e furnizimit për trupat ruse, ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ukrainase që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhelensky: 08/07/2024 00:22

    Ju duk si shaka Putinit lufta me Ukrainen, por po len breket ne Ukraine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë