Ukraina hedh në erë depon e naftës ruse në Donetsk dhe trenin që e lidh me Krimenë

Ukraina hedh në erë depon e naftës ruse në Donetsk dhe trenin që e lidh me Krimenë

Foto nga shpërthimi në depon e naftës ruse në Donetsk

Ukraina pretendon se ka goditur një depo të madhe nafte të kontrolluar nga Rusia pasi një tren që transportonte municione dhe karburant në territorin e pushtuar gjithashtu shpërtheu në një sulm të dyshuar sabotazhi.

Skena dramatike u shpalos pas një shpërthimi dhe zjarri të madh në objektin ku ruhej nafta në rajonin e Donetskut pas granatimeve intensive.

Në total ishin katër depozita të mëdha nafte në objektin që ndodhet në rrethin e Budennovsky. Nafta në depot që shpërthyen besohet se do të përdorej nga trupat ruse të stacionuara në zonë.

Është e vështirë të vlerësohet dëmi në depon e naftës, por zjarri i gjerë tregon dëmtim të rezervuarit ose stacioneve nëntokësore të ruajtjes së karburantit”, thuhet në një raportim të kanalit ushtarak në Telegram.

Partizanët pro-Kievit hodhën po ashtu në erë trenin që përdorej për të transportuar karburant dhe municione nga Krimea e aneksuar në Melitopol dhe Dniprorudne, të dyja qytete në rajonin e Zaporizhzhia, raporton Daily Mail.

Si rezultat i shpërthimit të kontrolluar, u dëmtuan hekurudha dhe një lokomotivë me disa vagona. Vetë shpërthimi ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit. Pushtuesit kanë rrethuar vendin e shpërthimit dhe po kontrollojnë zonën përreth. Falë heronjve të nëntokës, treni më në fund përfundoi lëvizjen e tij”, njoftoi qendra ukrainase e rezistencës kombëtare.

Sipas ukrainasve ky ishte sulmi i 11-të i supozuar sabotues këtë vit në trenat rusë të lidhur me luftën, por Rusia nuk e ka pranuar humbjen e lidhjes kryesore hekurudhore me Krimenë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit