Ukraina ka nisur proces penal kundër Ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu dhe oligarkut Konstantin Malofeev. Faqja e internetit të Ministrisë së Brendshme ukrainase ka njoftuar se Shoigu është duke u hetuar për organizimin e grupeve të armatosura ilegale në lindje të Ukrainës që janë përgjegjëse sulmet ndaj autoriteteve të Ukrainës, marrjen nën kontroll të objekteve qeveritare dhe vrasjen e njerëzve dhe krime të tjera.
Malofeev është duke u hetuar për financimin e këtyre grupeve. Ndërkohë kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se me kërkesën e qeverisë holandeze, Britania do të marrë të dhënat që dalin kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar malajzian.
Cameron ka thënë se qeveria e tij ka pranuar kërkesën nga qeveria holandeze dhe qeverita britanike është pajtuar që të dërgojë hetuesë të aksidenteve ajrore në Farnborough
Dy kutitë e zeza mund të hedhin dritë mbi pretendimet perëndimore se aeroplani është rrëzuar nga rebelët që po luftojnë në lindje të Ukrainës me raketa që i kanë marrë nga Rusia.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com
(g.f/shqiptarja.com