Ukraina i kthehet Rusisë, nis dhe pushtimin e Belgorodit, Guvernatori: Forcat ukrainase po përpiqen të kalojnë kufirin!

Ndërsa Rusia hyri sot (27 Gusht) në ditën e dytë të bombardimeve masive me dronë dhe raketa në Kiev dhe 14 rajone të tjera të Ukrainës, kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq, teksa përshkallëzimi i luftës dhe ashpërsimi i saj është tashmë një realitet i hidhur.

Rreth 15 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, por bilanci rritet. Moska ka hedhur 200 dronë dhe raketa pa ndërprerje, kurse Kievi zyrtar theksoi sot se “përparimi në Kursk po vazhdon”. Objektivi i radhës, si kundërpërgjigje ndaj Kremlinit, është pushtimi i Belgorodit.

Komandanti suprem i Ukrainës tha se forcat e Kievit po përparonin ende në rajonin Kursk të Rusisë, por paralajmëroi se Moska po forconte forcat e saj në frontin lindor të Pokrovsk, ku trupat ruse po përparojnë, shkruan "La Repubblica".

Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha në deklaratat e transmetuara me video-lidhje se Rusia po përpiqej të ndërpresë linjat e furnizimit të Ukrainës në frontin e Pokrovsk. Ai e cilësoi situatën e përgjithshme atje si “të vështirë”.

Kurse zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, i tha agjencisë spanjolle EFE, në lidhje me dronin rus që shkeli hapësirën ajrore polake gjatë sulmit masiv kundër Ukrainës, se “Rusia nuk ka pasur qëllim sulmin e territorit aleat”.

Ukraina nga ana e saj pretendoi se 5 raketa dhe 60 dronë rusë të lëshuar gjatë natës u rrëzuan, kurse 5 persona humbën jetën. Edhe 10 mercenarë polakë u raportuan të vrarë nga rusët.

Guvernatori i Belgorod: Situata është nën kontroll në kufi, por e vështirë!

"Ka dalë informacion se armiku po përpiqet të kalojë kufirin e rajonit të Belgorodit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, situata në kufi mbetet e vështirë, por nën kontroll. Personeli ynë ushtarak po kryen punë rutinë".

Kështu ka thënë sot guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në një mesazh në Telegram, duke konfirmuar përpjekjen e trupave të Kievit për të kaluar kufirin rus në një pikë të dytë, pas kundërofensive në Kursk.

Mediat ruse më herët raportuan për luftime pranë Nekhoteyevka dhe Shebekino.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 27/08/2024 18:18

    Aman na tregoni nga e gjeni informacionin qe ukraina po fiton terren ne rusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi