"Ukraina", Kodheli raporton në
Kuvend: Kundër ndërhyrjes ruse
Kuvend: Kundër ndërhyrjes ruse">
TIRANA – Shqipëria është pro integritetit dhe sovranitetit te Ukrainës , kjo ka qënë deklarata e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli nga komisioni i politikës së jashtme ku ishte thirrur me kërkesë të antarve të raportonte për situatën në Ukrainë. Shefja e Mbrojtjes ka dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Krime.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura kryetarja e komisionit Arta Dade u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë është i unifikuar me organizmat euroatlantike.
Por nënkryetari i këtij komisioni Aldo Bumci ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare dhe konkretisht ndaj shefit të qeverisë Edi Rama duke e quajtur “të papranueshme heshtjen e tij” ,ndërsa e ka komentuar qëndrimin e ministrisë së Jashtme si të zbehtë.
GARDA KONTROLL E ME QEN ANTIEKSPLOZIVNdërsa zhvillohej mbledhja e komisionit ku raportonte ministrja Kodheli, Garda e Republikës ka marra masa të pazakonta sigurie duke kontrolluar territorin me qen anti-eksploziv. Burimet zyrtare të gardës dhe policisë mohuan të ketë patur informacione për akte terroriste, por shtuan se masat ishin në kuadrin e sigurisë së institucionit. Raportimi i ministres së Mbrojtjes erdhi pas kërkesës së deputetit socialist Ben Blushi vetëm pak ditë më parë i cili kujtoi në Komision se Shqipëria është vend i NATO-s dhe si i tillë, duhet të peshojë qëndrimin e saj në lidhje me Ukrainën, duke e lidhur këtë dhe me një tjetër aspiratë, integrimin në BE të vendit tonë. Kjo e fundit, sipas tij, mund të cënohet për aq kohë sa SHBA dhe BE pritet të kenë qëndrime jo të njëjta përsa i takon situatës politike dhe zgjidhjes së mundshme në Ukrainë.
Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03