Ukraina Lindore, MPJ: Zgjedhjet 
e jashtëligjshme, shqetësuese

Ukraina Lindore, MPJ: Zgjedhjet <br />e jashtëligjshme, shqetësuese
TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar nda zgjedhjeve të zhvilluara në republikat popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në Ukrainën lindore.
 
Në deklaratën e MPJ-së thuhet se janë ndjekur me shqetësim zgjedhjet e jashtëligjshme të zhvilluara më 2 nëntor.
 
MPJ nënvizon se këto zgjedhje u zhvilluan në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës, ligjet kombëtare dhe normat ndërkombëtare.
 
“Ato cënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk përputhen me marrëveshjen e Minskut të datës 5 shtator 2014, duke kontribuar kështu në përshkallëzimin e konfliktit në lindje të Ukrainës.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së
 
Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se çdo zgjidhje për situatën në lindje të Ukrainës duhet të bazohet në respekt me integritetin territorial, sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj