Ukraina mbyll përkohësisht kufirin me Rusinë

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi qeverinë të përgatitet për mbyllje të mundshme, të përkohshme, të 2 300 kilometrave të kufirit të vendit me Rusinë, sipas një dekreti të publikuar sot.

Dekreti, publikuar pas pesë muajve luftimesh në lindje të vendit mes ushtrisë dhe rebelëve prorusë, autorizon qeverinë të mbyllë kufijtë tokësorë dhe detare për automjetet dhe këmbësorët.

"Ky vendim u mor duke marrë parasysh ndërhyrjen e vazhdueshme të Federatës së Rusisë në çështjet e brendshme të Ukrainës", thuhet në tekstin e dekretit.
Ukraina, ashtu dhe perëndimorët, akuzon Rusinë për dërgimin e trupave në lindje të vendit në mbështetje të rebelëve që kërkuan pavarësinë e rajoneve rusofone në muajt që pasuan rrëzimin e presidentit prorus, Viktor Janukoviç në muajin shkurt.

Dekreti i presidentit, Poroshenko u njoftua ndërkohë që një armëpushim është vendosur në terren që prej një plani paqeje të nënshkruar javën e kaluar në Minsk mes Ukrainës, rebelëve, Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur