
Më shumë se 720 njerëz janë vrarë në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit që ishin të pushtuara nga trupat ruse dhe më shumë se 200 konsiderohen të zhdukur, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Në Bucha, kryebashkiaku Anatoliy Fedoruk tha se 403 trupa ishin gjetur dhe numri mund të rritet ndërsa minahedhësit krehin zonën.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se po shqyrton gjithashtu ngjarjet në rrethin Brovary, i cili shtrihet në verilindje. Trupat e gjashtë civilëve u gjetën me plagë me armë zjarri në një bodrum në fshatin Shevchenkove dhe forcat ruse besohet të jenë përgjegjëse.
Rusia ka mohuar më parë akuza të tilla.
Lajmi kryesor:
Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme









