Presidenti rus, Vladimir Putin, do të diskutojë çështjen e Ukrainës me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov nuk pranoi të jepte një datë specifike për vizitën e Putinit në Turqi, por një zyrtar turk tha se do të zhvillohej më 12 shkurt, raportojnë mediat e huaja.
Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, se Turqia është nën presion të paprecedentë për marrëdhëniet e saj me Rusinë, por Ankaraja “po mbron pavarësinë e saj”.