Lekë Tasi, ‘njeriu si subjekt i vënë në provë’! ‘Ukraina: një krim lufte’, 50 imazhe tronditëse në COD! ‘E kuqe’, shfaqja e Altin Bashës në ArTurbina!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     Në vazhdë të ciklit Lectio Magistralis, Akademia e Shkencave mban sot në orën 11.00 një takim me temën “Njeriu si subjekt i vënë në provë” me të ftuar artistin Lekë Tasi.

2.     Mbahet sot në orën 11.00 në qendrën “Sotir Kolea” një takim letrar mbi veprën e shkrimtarit Fatos Kongoli.

3.     Rikthehet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “E kuqe” e John Logan dhe me regji të Altin Bashës.

4.     Vijon edhe sot në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Anna Karenina” e Lev Tolstoit me regji të Mehmet Xhelilit.

5.     Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

6.     Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.

7.     Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

8.     Pret vizitorët deri në  11 mars në bibliotekën “Marin Barleti”  ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni”  që rrëfen natyrën, arkitekturën dhe stilin japonez të jetesës.

9.     Qëndron e hapur deri në 10 mars në Galerinë Zeta në Tiranë ekspozita “Dispozicionalizmi i një objekti” nga Theo Napoloni.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 28/02/2024 08:37

    Shikoni se mos jepni me foto djegjen e godines se sendikates ne Odesa Ku u dogjen 45 njerez te gjall nga nazistet ukraina Sepse zemrohet zelenkja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona