Ukraina, një qendër për trafikun e armëve! Disa prej tyre po rishiten në Shqipëri e Kosovë? Brukseli e Pentagoni të shqetësuar

Ukraina, një qendër për trafikun e armëve! Disa prej tyre po rishiten në Shqipëri e Kosovë? Brukseli e Pentagoni të shqetësuar

Foto ilustruese

UKRAINË- 'Armët e furnizuara në Kiev për t'u mbrojtur kundër agresorit rus mund të përfundojnë në tregun e zi për të ushqyer rrjetet terroriste. Brukseli, Interpoli dhe Pentagoni kanë ngritur alarmin'. Është ky shkrimi i bërë në median franceze” The French Daily News”.

Në artikull theksohet se gjatë periudhës së luftës, Ukraina ka marrë një ndihmë kolosale, ku shtetet aleate e kanë furnizuar me armë për të përballur agresionin kundër Rusisë.

Kontribuuesi më i madh në këtë luftë janë Shtetet e Bashkuara. Sisteme kundërajrore Stinger, dhjetëra mijëra raketa antitank, dronë, 7000 pushkë sulmi, 50 milionë fishekë, raketa të drejtuara me lazer, forca të blinduara, sisteme të sigurta komunikimi etj. Dhe gjithçka tjetër që nuk ndihet zyrtarisht! Për të mos përmendur ndihmën e drejtpërdrejtë ushtarake. Në total, 44 vende kanë premtuar miliarda dollarë në mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Mirëpo ku shkojnë këto armë pasi të dorëzohen në Kiev? Kush i kontrollon ata? Këto pyetje kanë filluar të shqetësojnë Pentagonin. Në një artikull të mirë-dokumentuar, revista Les Crises raporton se "Shtetet e Bashkuara nuk e kanë idenë se ku shkon ndihma e saj ushtarake", duke theksuar se kjo gjë mund të jetë duke nxitur një nga tregtitë më të mëdha të armëve në Evropë të paraluftës.

Ndër shqetësimet e mëdha të Pentagonit janë raketat famëkeqe Stinger. Ata janë në gjendje të rrëzojnë aeroplanë nëse bien në duart e grupeve terroriste.  Sipas shkrimit të bërë, disa prej armëve janë rishitur në tregun e zi dhe ndodhen në Bosnje, Kosovë apo Shqipëri. 

Nuk dihet sa i sigurt është një informacion të tillë, mirëpo kjo nuk është hera e parë në të cilën Shqipëria përmendet në luftën në Ukrainë. Një ditë më parë, Ambasada Ruse publikoi listën e mercenarëve në Ukrainë, kundër Rusisë, që kur nisi agresioni rus, nga data 24 shkurt. Sipas ambasadës, 150 shtetas shqiptarë shkuan në Ukrainë dhe iu bashkuan rezistencës ukrainase, 42 prej të cilëve janë ndërruar jetë, 40 janë larguar, ndërsa 68 janë ndodhen ende në këtë shtet.  Po ashtu edhe Kosova, sipas tyre, ka një numër të lartë luftëtarësh, me 156 mercenarë ndërsa 61 prej tyre kanë humbur jetën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lomy: 19/06/2022 14:00

    Paçavure e sponsorizuar nga ruset dhe e publikuar nga morrat e kuq…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...

Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...