Ambasada ruse publikon listën e mercenarëve që luftojnë në Ukrainë: 306 luftëtarë nga Shqipëria dhe Kosova erdhën në Ukrainë, 103 janë vrarë

Ambasada ruse publikon listën e mercenarëve që luftojnë në Ukrainë: 306 luftëtarë nga Shqipëria dhe Kosova erdhën në Ukrainë, 103 janë vrarë

Lista e publikuar nga ambasada Ruse

Ambasada ruse ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, listën e mercenarëve që kanë shkuar të luftojën në Ukrainë, kundër Rusisë, që kur nisi agresioni rus, që nga data 24 shkurt e këtij viti.

Në listën e publikuar nga ambasada ruse përmendet edhe Shqipëria, ku thuhet se 150 shtetas shqiptare kanë mbërritur në Ukrainë, të cilët i janë bashkuar rezistencës ukrainase.

Deri më sot sipas shifrave të publikuara nga ambasada ruse, kanë humbur jetën 42 mercenar shqiptar, 40 janë larguar, ndërsa 68 janë ende në këtë shtet.

Po ashtu edhe Kosova ka një numër të lartë luftëtarësh, me 156 mercenarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa 61 prej tyre kanë humbur jetën.

Sipas kësaj liste, numrin më të lartë në Evropë e ka Polonia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa mercenarë po ashtu ka dhe nga Franca. Kroacia dhe Estonia.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë të botuar nga ambasada ruse)

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni