Ukraina: Nuk do të pranojmë asnjë humbje territoriale, qeveria ende është duke funksionuar normalisht

Ukraina: Nuk do të pranojmë asnjë humbje territoriale, qeveria ende është duke funksionuar normalisht

Qeveria e Ukrainës nuk do të pranojë asnjë humbje territoriale ndaj Rusisë, gjithashtu pavarësisht luftës, pagat dhe pensionet po vazhdojnë të paguhen,madje çdo person që humbi punën për shkak të luftës do të paguhet me 200 dollarë, sipas deklaratës së bërë nga Ministri i Financave të Ukrainës, Serhii Marchenko në një intervistë për CNN.

“Tani janë më shumë se 3 milionë njerëz që janë refugjatë dhe jetojnë përkohësisht në vendet evropiane. Është gjithashtu një dëm i madh për ekonominë tonë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me komentet e bëra nga shefi i ushtrisë ukrainase të Intel-it, Kyrylo Budanov, i cili tha se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë në kërkim të ndarjes së Ukrainës në dy pjesë si Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, Marchenko tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë humbje territoriale.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë humbje të vendit tonë. Ne do të luftojmë kundër çdo skenari të mundshëm që na shtyn drejt kësaj”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës