Ukraina nuk gjen qetësi! Autobusi përplaset me një kamion, humbin jetën 27 persona (VIDEO)

UKRAINË- Ukraina duket se nuk po gjen paqe jo vetëm nga lufta ku ndodhet për shkak të agresionit rus pasi një tjetër tragjedi ka tronditur vendin në këto ditë jo të lehta.

Një autobus në të cilin udhëtonin 38 qytetarë është përplasur me një kamion që shpërndante naftë e si pasojë është përfshirë nga flakët në autostradën që kalon mes Kievit dhe Chop dhe për rrjedhojë,  kanë humbur jetën 27 qytetarë dhe vetëm 12 prej tyre arritën që t’u shpëtonin flakëve. 

Kjo është cilësuar si tragjedia më e madhe në rrugët e Ukrainës në dhjetë vitet e fundit sipas autoriteteve ukrainase. 

Foto nga vendi i ngjarjes

E.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë