Ukraina ka rrëzuar 41 dronë rusë të tipit "Shahed" si dhe një avion të tipit Su-24M.

Në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se ushtria ruse ka nisur sulm në territorin ukrainas me UAV nga Krimea dhe rajoni Kursk i Rusisë.

Rusia përdori 48 dronët në sulm dhe se 41 UAV u shkatërruan si rezultat i operacioneve luftarake të kryera nga mbrojtja ajrore ukrainase, thuhet në deklaratë.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Nikolay Oleschuk tha se një avion rus Su-24M, i cili po përpiqej të kryente sulm me raketa dhe bombë në jug të rajonit të Odesës, nën mbrojtjen e një avioni Su-30SM u rrëzua dje pranë Ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi, raporton media turke Anadolu.

Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falenderoi forcat e mbrojtjes ajrore për rrëzimin e avionit rus.

"Avioni do të bombardonte rajonin e Odesës. Ne po e forcojmë ngadalë por dukshëm mbrojtjen tonë ajrore, veçanërisht në rajonin e Odesës. Falënderoj çdo vend që na ndihmoi të arrijmë këtë mision", tha Zelensky.