Ukraina: Rusia ka përgatitur 40 mijë trupa për të pushtuar rajonet tona

Ukraina: Rusia ka përgatitur 40 mijë trupa për të pushtuar rajonet tona

Foto nga ushtria ukrainase

Ukraina pretendon se Rusia ka përgatitur gati 40 mijë trupa dhe 500 tanke kundër qytetit lindor të Kupyansk.

Forcat e Mbrojtjes në Ukrainë paralajmërojnë se Federata Rruse synon të pushtojë të gjithë rajonet Donetsk dhe Luhansk si edhe një pjesë të rajonit të Kharkiv deri në lumen Oskil.

Sipas autoriteteve në Ukrainë, Rusia ka për qëllim që të realizojë planin e saj për pushtimin e këtyre rajoneve deri në mars të 2024, raporton Forbes.

Instituti për Studimin e Luftës në Uashington paralajmëron se mungesa e artilerisë dhe vonesat në ndihmën e sigurisë perëndimore do të krijojnë pasiguri në planet operacionale të Ukrainës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë