Ukraina: Të paktën 130 tanke ruse u shkatërruan afër Vuhledar

Ukraina: Të paktën 130 tanke ruse u shkatërruan afër Vuhledar

1677141611_mold.jpg

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar të paktën 130 tanke dhe transportues të blinduar të personelit gjatë betejës tre-javore pranë Vuhledar, në rajonin lindor të Donetskut. Deklarimin e ka bërë ushtria për  Neë York Times. 

Në raportin e saj, gazeta amerikane tha se beteja pranë qytetit të minierave të qymyrit Vuhledar kishte prodhuar atë që zyrtarët ukrainas e kishin përshkruar si "beteja më e madhe e tankeve të luftës deri më tani" dhe një "pengesë thumbuese për rusët".  Luftimet më të ashpra vazhdojnë të jenë në zonat lindore të Ukrainës, ku Rusia kërkon kontroll mbi të katër provincat që aneksoi ilegalisht.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu se forcat ruse kanë vendosur trupa dhe pajisje shtesë, duke përfshirë tanke moderne T-90, në ato zona.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Xi dhe Lukashenko: Të punojmë për një armëpushim në Ukrainë! Bllokohet sulmi masiv me dron në Krime


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës