Lufta në Ukrainë/ Putin: Me raketat perëndimore konflikti është global

Ukraina thotë se Rusia hodhi një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës duke shënjestëruar qytetin Dnipro. 

Në një deklaratë të publikuar të enjten në aplikacionin e mesazheve Telegram, thuhet se një raketë balistike ndërkontinentale u hodh në qytetin Dnipro, së bashku me 8 raketa të tjera dhe se ushtria ukrainase rrëzoi 6 prej tyre. Pretendohet se raketat në fjalë u lëshuan nga rajoni rus Astrakhan, i cili kufizohet me Detin Kaspik.

Sipas zyrtarëve lokalë, dy persona u plagosën si pasojë e sulmit dhe një objekt industrial dhe një qendër rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuara u dëmtuan.

Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi sulmin duke saktësuar se bëhej fjalë për një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, në përgjigje të sulmeve të fundit të Ukrainës me rreze të gjatë veprimi me, armë perëndimore.

Në një deklaratë drejtuar ushtrisë ruse, Putin tha se Moska "ka të drejtë" të synojë vendet që furnizuan armët që përdor Ukraina në sulmet kundër vendit, si dhe shtoi se SHBA po shtyn botën drejt një konflikti global.

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se presidenti Vladimir Putin po përdor Ukrainën si një terren testimi të armëve.

 "Të gjitha karakteristikat, shpejtësia, lartësia, korrespondojnë me një raketë balistike ndërkontinentale. Ekzaminimet nga ekspertët janë duke u zhvilluar. Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një shtrat provë," tha Zelensky në një video të postuar në mediat sociale.

ICBM-të janë projektuar për të mbajtur koka bërthamore dhe kanë një rreze minimale prej 5,500 kilometrash (3,400 milje).

"Sot, fqinji ynë i çmendur tregoi edhe një herë se kush është në të vërtetë dhe se si e përçmon dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi. Dhe sa i frikësuar është," tha Zelensky.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Vuçiç dhe Fico: Ukrainës i duhet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur! Po shkohet drejt katastrofës

Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri sllovak Fico

Një apel për një armëpushim në Ukrainë, pezullimin e armiqësive dhe hedhjen e themeleve për rikthimin e paqes në atë teatër lufte, u bë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, në takimin e tyre të sotëm (21 Nëntor) në Beograd. 

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dramatike në konflikt, me lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale nga Rusia kundër Ukrainës, ishin të pritshme dhe rrezikonin ta çonin botën në prag të katastrofës. 

“Nëse dikush mendon se mund të godasësh çfarë të duash në territorin e Federatës Ruse me logjistikën ushtarake perëndimore dhe se kjo do mbetet pa përgjigje dhe se Putini nuk do përdorë çdo lloj arme që ai e sheh të nevojshme, apo nuk e bën këtë, ti nuk e njeh (Putinin) ose nuk je normal”, tha Vuçiç. 

Më tej ai shtoi se po shkojmë ngadalë drejt katastrofës. 

“Askush nuk dëshiron të dëgjojë askënd, askush nuk dëshiron të dëgjojë fjalën paqe”, shtoi presidenti serb, duke nënvizuar se vendi i tij dëshiron armëpushim dhe paqe. Sipas tij është Kievi ai që mendon se Moska nuk dëshiron paqe.

"Por unë mendoj se kjo është e vetmja ide e mirë dhe normale", shtoi ai. 

Një qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe kryeministri Fico, sipas të cilit zhvillimet e fundit tregojnë se nuk ka interes për t'i dhënë fund konfliktit. Prova, thotë ai, është vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar përdorimin e raketave perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur thellë territorin rus, shkruan “Corriere della Sera”. 

“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë i tensioneve”, tha Fico, duke shtuar se shpresonte që me zgjedhjen e Donald Trump si president i ri i SHBA-së, do të jetë e mundur të arrihet në një dinamikë tjetër negociuese, midis Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse.

Ora 18:44
Putin: SHBA po e shtyjnë botën drejt një konflikti global

1732211203_VladimirPutin2023.png

Vladimir Putin

SHBA po e shtyn të gjithë botën drejt një konflikti global, tha presidenti rus Vladimir Putin, cituar nga Ria Novosti.

Gjithashtu, lideri rus tha se në rast përshkallëzimi, Rusia do të përgjigjet në mënyrë të vendosur dhe simetrike.

Ora 18:36
Putin: Me raketat ndaj Rusisë konflikti është global

1730317709_vladimirputin.JPG

 
Vladimir Putin

Me sulmet me raketa perëndimore ndaj Rusisë, konflikti në Ukrainë ka marrë një "karakter global": Vladimir Putin e tha këtë në një fjalim televiziv mbi situatën në Ukrainë.

Ora 18:34
Putin: Rusia ka të drejtë të godasë vendet që kanë furnizuar Ukrainën me armë

1731011896_NJFMQY6WFNLUROSNOQMQKVJ3DA.jpg

Vladimir Putin

Vladimir Putin tha se Rusia "ka të drejtë" të synojë vendet që furnizuan armët që përdor Ukraina në sulmet kundër Rusisë, raporton La Repubblica.

Ora 18:30
Putin konfirmon sulmin me raketa balistike me rreze të mesme veprimi në Ukrainë

1731008572_vladimirputin.JPG

Vladimir Putin

Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike me rreze të mesme veprimi në një objekt ushtarak ukrainas në përgjigje të sulmeve të fundit të Ukrainës me rreze të gjatë veprimi me armë perëndimore, ka konfirmuar presidenti rus Vladimir Putin.

Ora 18:22
Zyrtari amerikan hedh poshtë pretendimet: Moska lëshoi në Ukrainë ​​raketë me rreze të mesme veprimi, jo ndërkontinentale

1732210175_tagreuters.com2024neësmlLYNXMP.jpg

Ukrainë

Rusia lëshoi ​​një "raketë eksperimentale balistike me rreze të mesme" kundër Ukrainës, jo një raketë ndërkontinentale.

Moska “po përpiqet të frikësojë Ukrainën dhe vendet që e mbështesin duke përdorur këtë armë, ose të tërheqë vëmendjen, por kjo nuk do ta ndryshojë situatën në këtë konflikt”, raporton AFP, duke cituar zyrtarin amerikan.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia