Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Ukraina: Zbehen luftimet në Avdivka

Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë

Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistruar zbehje të ofensivës ruse në 24 orët e fundit, për shkak të humbjeve të mëdha të ushtrisë së Rusisë dhe motit të lig, ka thënë kryetari i qytezës, Vitaly Barabash.

Për gati dy muaj, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdivkas, qytezë industriale afër Donjeckut, e cila është kthyer në një prej pikave kyçe të luftimit.

Ushtarët rusë tani janë në lindje, veri dhe jug të qytezës, e cila është kthyer në gërmadhë. Ukraina ka thënë se ushtria e saj është duke e kontrolluar atë rajon dhe është duke zmbrapsur sulmet.

“Në 24 orët e fundit, numri i sulmeve tokësore është zvogëluar”, ka thënë Barabash, për një transmetues ukrainas.

Ai ka thënë se luftimet janë zbehur për shkak të tre faktorëve – motit të vështirë, humbjeve të mëdha ruse dhe mungesës së ushtarëve.

“Secilën herë e më pak rusë kanë vullnet që të luftojnë”, ka shtuar Barabash.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka konfirmuar këto deklarata në mënyrë të pavarur. Për shkak të luftës për kohë të gjatë, ukrainasit e konsiderojnë qytezën si simbolin e tyre të rezistencës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baroni: 03/12/2023 15:35

    Mos u merni akoma me ate pune se po vriten djemte e nenave kot por uluni ne bisedime sepse luften e ka fituar Rusia dhe ky eshte realitet sado te vazhdoni me propagande gjoja po fiton ukraina

    Përgjigju
    • Xhoni: 03/12/2023 16:55

      Ukrahina e Natua e ka fituar luften me Rusine po thoni 2 vite resht si Hileri me Ruset qe fitoi nuk po lodhemi me fitoren akoma !!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit