![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/63dd2f2832e6fScreenshot_2.jpg)
Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë një samit në Kiev, i pari që mbahet që nga pushtimi i vendit nga Rusia. Temë e diskutimit pritet të jetë nga mbështetja ushtarake dhe humanitare evropiane deri te veprimet e mëtejshme kundër Rusisë, siç janë edhe sanksionet shtesë. Por qendra e vëmendjes është tek bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, që e ka pranuar aplikimin e saj si vend kandidat. Udhëheqësit evropianë planifikojnë të diskutojnë mbështetjen shtesë financiare dhe ushtarake për Ukrainën për t’iu përgjigjur pushtimit rus.Presidenti ukrainas Zelensky ka folur në samitin e përbashkët me zyrtarët e BE dhe ka vendosur edhe një herë theksin në anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ai thotë se e sheh si gjendje emergjente që të zhvillohen negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të fillojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian këtë vit. Qëllimi për fillimin e negociatave sa më shpejt është i qartë në deklaratën e përbashkët dhe ne tashmë jemi duke u përgatitur”,
Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel , dhe presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Mbahet në Kiev samiti BE-Ukrainë, Michel: E ardhmja juaj është në union! Zelensky: Nisni negociatat e anëtarësimit këtë vit
F.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12%
-
Jo
83.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orban takohet me Zelenskyn në Ukrainë: Për negociatat e paqes duhet të përshpejtohet procesi i armëpushimit
2 Korrik, 13:07
-
Minxhozi: Diplomatët perëndimorë, si po e ndihmon Kina Vladimir Putinin në pushtimin e Ukrainës
2 Korrik, 10:38
-
Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë
30 Qershor, 22:53
-
7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Reperi ‘Putinist’ Kanye West pritet te mbajë koncert në Moskë
30 Qershor, 16:51
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 100 të burgosur u kthyen në shtëpi, përfshirë liderin tatar
29 Qershor, 19:01
-
Zyrtari rus: 10.000 punëtorë migrantë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë
27 Qershor, 15:09
-
Lufta në Ukrainë/ Moskë: 10 mijë emigrantë ukrainas të natyralizuar së fundmi në front! Zelensky në Bruksel: Samiti i dytë i paqes së shpejti
27 Qershor, 14:33
-
23 dronë rusë dhe 6 raketa godasin Ukrainën gjatë natës
27 Qershor, 10:30
-
Euro 2024/ Katër skuadra e mbyllin Grupin E me 4 pikë, Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kalojnë në 1/8! Ukraina del jashtë eventit
26 Qershor, 19:55
-
Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE
26 Qershor, 13:39
-
Trump: BE-ja duhet të paguajë një pjesë më të madhe të kostove të konfliktit në Ukrainë
26 Qershor, 11:51
-
Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë
26 Qershor, 09:00