Ukrainasi realizon ëndrrën për të qenë futbollist, ekipi i Butrinit e bën pjesë të skuadrës: Urojmë të bëhet lojtar i madh

Ukrainasi realizon ëndrrën për të qenë futbollist, ekipi i Butrinit e bën pjesë të skuadrës: Urojmë të bëhet lojtar i madh

Nikita, në ekipin e Butrinit

SARANDË- Nikita, një djalosh nga Ukraina ëndërron të bëhej futbollist.

Këtë ëndërr nuk mundi që ta realizonte në atdheun e tij, pasi sot ky vend po i "mbijeton" sulmeve të Rusisë, por në një tjetër shtet që i hapi dyert dhe e mirëpriti duke u bërë shtëpia e dytë. Është Shqipëria dhe më konkretisht Saranda, ku ai së bashku me familjen janë zhvendosur për t'i shpëtuar sulmeve.

Ai tani më do të jetë pjesë e skuadrës së Butrintit, të cilët së bashku me profesor Flamur Shehun e bën pjesë këtij ekipi së bashku me fëmijët e tjerë.

"Nikita është një djalë nga Ukraina të cilin lufta e solli në Sarandë, ëndrra e tij është të bëhet futbollist, pasi na kontaktuan në faqen e Ks Butrinti, ne u treguam te gatshem ta ndihmonim, duam të falenderojmë profesor Flamur Shehu (Mulin) i cili e mori Nikitën në ekipin e tij dhe të gjithë fëmijët që e mirëpriten. I urojme që një ditë ky djalë të bëhet si shumë futbollistë të mëdhenj Ukrainas dhe të kujtojë Shqipërinë dhe mikpritjen Sarandjote. Wellcome Nikita", shkruan ekipi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë