Dronët rusë goditën objektet e infrastrukturës në Ukrainë në një sulm gjatë natës që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 400 qytete dhe fshatra në jug, juglindje dhe veri të vendit, thanë zyrtarët ukrainas të shtunën.
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 29 nga 38 dronë gjatë natës nga forcat ruse. Në deklaratën e lëshuar, forcat ajrore të Kievit sqaruan se forcat ruse lëshuan dronët Shahed të prodhuar nga territori rus në disa valë.
Për këtë gjë ka reaguar edhe Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, i cil ka falenderuar ushtarët e tij për këtë rezultat.
Sulmi në disa rajone të Ukrainës zgjati nga ora 20:00 me orën lokale të premten deri në orën 04:00 me kohën lokale sot, të shtunën, raporton Reuters.
Një nga dronët që i shpëtoi mbrojtjes ajrore të Ukrainës, goditi një objekt energjetik në Odessa, duke plagosur një person.
Dimrin e kaluar, Rusia goditi Ukrainën me qindra raketa dhe dronë, duke lënë miliona pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë gjatë muajve më të ftohtë.
Ministria e Energjisë tha se kishte mjaft energji elektrike në sistem për të përmbushur nevojat e vendit, por se sulmet me dron privuan 1,550 konsumatorë nga energjia për shkak të dëmtimit të rrjetit.
Komente










