Ukrainasit u drejtohen kutive
të votimit, “ushtri” vëzhguesish

Ukrainasit u drejtohen kutive <br />të votimit, “ushtri” vëzhguesish
UKRAINE - Ukrainasit u drejtohen sot kutive të votimit në një proces që zyrtarët perëndimore e konsiderojnë test thelbësor për kredencialet demokratike. Qendrat e votimit në të gjithë vendin u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 8 të darkës. Pritet me interes të shihet se cili do të jetë niveli i mbështetjes për partinë e Presidentit Viktor Janukoviç.

Partia e Rajoneve shpreson të mbajë shumicën në parlamentin 450 vendesh, kundrejt rivalit të saj, koalicionit të lideres opozitare, Julia Timoshenko, e cila ndodhet në burg. Janukoviç është kritikuar nga shtetet kryesore perëndimore pikërisht për burgosjen e rivales së tij politike Timoshenko. Garuese e fortë vlerësohet të jetë edhe partia e kampionit botëror të boksit, Vitali Klitshko, njëherësh simpatizues i opozitës.

Këto votime konsiderohen si ndër më të vëzhguarat nga ndërkombëtarët pasi janë regjistruar zyrtarisht 3500 të tillë mes të cilëve 600 nga OSBE-ja. Në prag të zgjedhjeve, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i kanë bërë thirrje Janukoviçit të dëshmojë kredencialet e tij demokratike para botës, duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve