KIEV, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Të paktën 19 ushtarë ukrainas janë vrarë këto 24 orët e fundit si pasojë e luftimeve në Ukrainë, njoftoi sot një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, ndërkohë që një samit do të mbahet në mbrëmje në Minsk në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit.
"Nëntëmbëdhjetë ushtarë janë vrarë dhe 78 të tjerë janë plagosur në 24 orë", deklaroi Vladislav Selezniov.
Mes tyre, pesë ushtarë janë vrarë gjatë sulmeve me raketa që kanë prekur dje qytetin Kramatorsk, vend ku ndodhet godina e përgjithshme të ushtrisë ukrainase në lindjen rebele të vendit./
/ec/











