/ATSH-AFP/ - Të paktën shtatë ushtarë ukrainas dhe pesë civilë janë vrarë në luftime këto 24 orët e fundit në lindje të Ukrainës, njoftuan sot autoritetet ukrainase dhe rebelët në bilance të ndara.
"Shtatë ushtarë u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën si pasojë e luftimeve dhe të shtënave kundër pozicioneve të rebelëve nga ushtria", theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave ukrainase, Vladislav Seleznev, në një konferencë shtypi.
"Paralelisht, tre civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur këto 24 orët e fundit nga të shtënat me artileri në Debaltseve, qytet i kontrolluar nga ushtria ukrainase", njoftoi policia rajonale në Kiev.
Dhuna në lindje të Ukrainës vazhdon, ndërkohë që rusët, ukrainasit, francezët dhe gjermanët po negociojnë për një plan paqeje për t'i dhënë fund dhjetë muajve të një konflikti që ka shkaktuar më shumë se 5 400 të vdekur.
/Shqiptarja.com