Armëpushimi në lindje të Ukrainës është shkelur në 1 300 raste duke filluar nga data 5 shtator kur u nënshkrua marrëveshja në Minsk mes rebelëve separatistë dhe autoriteteve ukrainase, njoftoi sot Ministria e Jashtme ukrainase nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Sipas kësaj komunikate, ministria ia ngarkon të gjithë fajin rebelëve separatistë.
"Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 64 ushtarë dhe 36 civilë", thuhet në komunikatën e sipërcituar.
"Ndërkohë, 355 ushtarë dhe civilë kanë mbetur të plagosur", shton ajo.
Situata e armëpushimit mbetet ende e brishtë në këtë rajon të Ukrainës
ATSH
/Shqiptarja.com