/ATSH-AFP/ - Dy zyrtarë të lartë të shërbimeve ukrainase për Situatat e Urgjencës u arrestuan sot për korrupsion në mes të një takimi të qeverisë.
Drejtori i Shërbimit Shtetëror për Situatat e Urgjencës, Sergui Botchkovski dhe zëvendësi i tij, Vassyl Stoietski u arrestuan nën vëzhgimin e gazetarëve të shumtë të pranishëm gjatë takimit, akuzuar për kryerje të blerjeve publike me çmime shumë të larta, sipas policisë.