Shefi i republikës separatiste të Luganskut, Igor Plotnitski, konfirmoi sot për agjencitë ruse informacionet e OSBE-së sipas të cilave ishte arritur një armpushim i plotë në linjën e frontit duke filluar nga data 5 dhjetor, kjo marrëveshje u firmos nga një gjeneral rus dhe një gjeneral ukrainas bashkë me pjesëmarrjen e separatistëve dhe OSBE-së.
"Gjatë një mbledhje më 29 nëntor në Lugansk mes gjeneralit ukrainas, Volodymyr Askarov, dhe gjeneralit rus, Alexandre Lentsov, përfaqësuesve të republikës së vetëshpallur të Luganskut dhe të OSBE-së arritën të gjithë në një marrëveshje mbi parimin e një armpushimi të plotë në linjën e frontit duke filluar nga data 5 dhjetor", sipas një komunikate të OSBE-së.
Një mbledhje mes dy gjeneralëve, përfaqësuesve të OSBE-së dhe të republikës separatiste të Donetskut do të zhvillohet sot për të biseduar mbi një armpushim në këtë rajon, sipas një burimi nga republika separatiste.
Një ditë më parë dy gjeneralët hodhën bazat e një marrëveshje mbi ndërprerjen e luftimeve në aeroportin e Donetskut ku ukrainasit dhe separatistët luftojnë prej muajash.
Pas një qetësimi të shkurtër dje në mbrëmje, goditje të artilerisë dhe predh gjëmuan në mëngjes në këtë zonë, sipas gazetarëve në terren.