UKRAINË – Arrin në 32 numri i të vdekurve pas shpërthimit në një minierë qymyrguri


KIEV, 4 mars /ATSH-AFP/ - Të paktën 32 minatorë kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një minierë qymyrguri në lindjen separatiste proruse të Ukrainës, deklaroi sot presidenti i Parlamentit ukrainas, Volodymyr Groisman.
"Një tragjeti e tmerrshme ka ndodhur në minierën e Zassiadkos. Ka viktima, aktualisht 32", deklaroi Groissman duke iu kërkuar deputetëve të mbanin një minutë heshtje.
Autoritetet separatiste njoftuan më herët  se 47 minatorë rezultonin të zhdukur pas shpërthimit në një minierë qymyrguri në Donetsk, në lindjen separatiste proruse, në Ukrainë.
"Fati i 47 minatorëve nuk dihet, ata mund të kenë humbur jetën. Në momentin e shpërthimit, 207 minatorë ndodheshin në minierë, 53 prej të cilëve në zonën e prekur. Pesë minatorë me djegie të rënda kanë dalë nga zona e shpërthimit", deklaroi zyrtari i sindikatës së pavarur të minatorëve, Mikhailo Volynets./
/ec/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)