UKRAINË – Berlini i kërkon Kievit rifillimin e bisedimeve për paqe


KIEV, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier i kërkoi sot Kievit rifillimin që prej së dielës të bisedimeve për paqe ndërkohë që ushtria ukrainase ka humbur pesë ushtarë në ditën më të përgjakshme që prej armëpushimit më 9 dhjetor në Lindjen separatiste proruse.
Frank-Walter Steinmeier, vendi i të cilit është ndërmjetësuesi kryesor evropian në krizën ukrainase, theksoi se duhet bërë gjithçka për zhvillimin e takimit në Minsk mes rebelëve dhe grupit të kontaktit të përbërë prej përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së.
"Një video-konferencë mes protagonistëve po mbahet tashmë dhe do të doja që një takim fizik të zhvillohet mes protagonistëve të dielën", deklaroi ai në një konferencë shtypi në përfundim të një takimi me presidentin, Petro Poroshenko.
"Ne duhet të bëjmë përpjekje në këtë kuadër dhe ka propozime të mira", shtoi ai.
Vizita e papritur e Steinmeierit u zhvillua në një kohë kur Kievi dhe rebelët por provojnë të rifillojnë bisedimet për paqe në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar më shumë se 4 700 të vdekur që prej mesit të muajit prill./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?