DONETSK, 24 gusht /ATSH-AFP/ - Një spital në qendër të Donetskut u prek nga bombardimet sot në mëngjes, njoftuan gazetarët në terren sipas të cilëve nuk kishte viktima.
Forcat ukrainase janë në të hyrë të këtij qyteti, që para se të fillonte konflikti numëronte një milionë banorë, që është shndëruar në një simbol për rebelët prorusë të cilët janë rigrupuar duke u përzier me popullsinë.
Pa qenë e mundur që të konfirmohet se cilët ishin autorët, goditjet me predhë vinin si nga njëra anë ashtu edhe tjetra. Bombardimet e qytetit janë të rregullta dhe shpeshë herë prekin zona civile pranë sektorëve ku janë mbledhur luftëtarët prorusë.
Shumë anëtarë të personelit mjekësor, që janë rreth 60 punënjës që punojnë vullnetarisht në këtë spital, konfirmuan se nuk kishte as viktima as të plagosur./
/G.S/