MOSKË - Pushimin e zjarrit duke filluar nga ora 10:00 e datës 12 shkurt, një reformë kushtetuese që të përfundojë me autonomi speciale, amnisti si edhe mbarimin e izolimit ekonomik nga ana e Kievit në zonat e rebelimit janë kërkesat e sparatistëve prorusë për t'i dhënë fund rebelimit në Donbas, njoftoi sot faqja ukrainase e internetit, Zn.ua, që pretendon në posedimin e një kopjeje të këtij plani të paraqitur nga filorusët në Donbas.
Sipas Zn.ua, separatistët kërkojnë edhe tërheqjen e armëve të rënda nga e ashtuquajtura "linja e kontaktit" dhe nuk janë kundër kontrollit të kufirit ruso-ukrainas nga ana e OSBE-së.
Megjithatë, kontrollin nga ana e OSBE-së, rebelët e kërkojnë pas një reforme kushtetuese për marrjen e një autonomie speciale për disa rajone të juglindjes, brenda datës 20 shkurt./ATSH/